05,05,2024

Mbahet konsultimi publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”

Must Read

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”.

Të pranishmit në këtë konsultim publik në lidhje me këtë projekt-rregullore i ka njoftuar Albion Sherifi, shef i Kabinetit të Kryetar të Komunës së Ferizajt si dhe anëtarë i këshillit drejtues të teatrit në Ferizajt.

Ai ka thënë se kjo projekte-rregullore është hartuar nga këshilli drejtues i teatrit të qytetit “Adriana” në Ferizaj, në mënyrë që këtu te ketë një rregull të punës së këtij teatri. Sipas tij kjo është një projekt-rregullore që po bëhet për herë të parë në qytetin e Ferizajt.

Pas sqarimit të kësaj projekt-rregullore, aktorët që ishin prezent, në këtë takim kanë dhënë vërejtjet, por edhe sugjerimet e tyre në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa më e kompletuar.

Kjo projekt-rregullore do të dal për miratim në mbledhjen e muajit nëntor për miratim nga ana e Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img