04,05,2024

Vijon mbështetja për fermerët ferizajas me fidane të mjedrës

Must Read

Mbështetja për bujqit e fermerët ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, është e vazhdueshme. Për të parë nga afër investimet e kryera dhe mbështetjen me fidane të mjedrave subvencion nga DBP-ja, doli i pari i bujqësisë dhe pylltarisë, Burim Bajrami i cili vizitoi fermerin Naim Bislimi në fshatin Dremjak, i cili ishte një nga 16 përfituesit e subvencionimit të këtij viti me fidanë të mjedrës.

Ky subvencionim i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, u shpërnda tek 16 fermerë të cilët përveç me fidanë të mjedrës u mbështetën edhe me rezervuar, foli plastike dhe sistem të ujitjes pikë-pikë, duke mbjellur kështu 4 hektarë me kulturë mjedër.

Drejtori Bajrami theksoi se kjo mbështetje do të vijoj për fuqizimin e këtij segmenti të rëndësishëm të bujqësisë, duke i lehtësuar punën e rritur përfitimet për fermerët ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img