Ditën e djeshme, rreth orës 02:25 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informacion se në rrugën ” Wesley Clark” në Ferizaj në një lokal , personi me inicialet E.V (M/K) i moshës 26 vjeçar kishte shtënë me armë zjarri ( një shkrepje). Në lidhje me këtë policia njofton se i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.