Në fshatin Burrnik të Ferizajt dy persona janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur.
Që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë.
“Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia ndër të tjera në raportin 24 orësh.