27,12,2024

Operacioni në Ferizaj i shkatërrimit të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikimit të heroinës

Must Read

Prokuroria e Ferizajt në bashkëpunim me Policinë ka shkatërruar një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të heroinës.

Rrjeti trafikonte drogën nga Irani në Kosovë.

Hetimi për këtë operacion ka nisur në nëntor të vitit 2021, kur sasi të mëdha të drogës planifikoheshin të silleshin nga Irani në Kosovë e më pas të barteshin në vende të tjera.

Grupi, i cili kishte edhe shtetas turq, planfikonte të ndërtonte një perandori droge që do u mundësonte rrugë të sigurt për trafikim të heroinës.

15 persona u arrestuan si pjesë e këtij grupi.

Në bastisje ishin gjetur rreth 67 kg heroinë dhe një sasi e madhe e materialeve që shërbenin për të përpunuar drogën.

Në dosje thuhet se substanca vinte në paketime të cajit dhe pas një procesi kimik shndërrohej në drogë të llojit heroinë.

Të dhënat e dosjes tregojnë se grupi kishte importuar edhe sasi tjera të drogës në vendin tonë, mbi 100 kg.

Një hetim paralel ishte zhvilluar për të gjetur sasinë tjetër të drogës që supozohej të ketë qenë e importuar.

Grupi hetimor në fillim të shtatorit zbuloi informacione të reja dhe mbi 50 kg drogë u gjetën në një fshat të Ferizajt.

Në fshatin Doganaj të Ferizajt, në një objekt të pabanuar, Policia gjeti substancë tjetër të heroinës, që ka lidhje me rastin e mëhershëm të quajtur ‘Gropa’.

E kamufluar në dy thasë të zinj, droga e llojit heroinë (baza për prodhimin e saj) ishte fshehur në një banjo, ku ishte lënë për t’u tërhequr nga porositësit.

Policia është duke punuar për të kuptuar rreth implikimit edhe të personave të tjerë në këtë grup.

Vlera e përafërt e sasisë së drogës të gjetur në Doganaj mund të jetë deri në 500 mijë euro./Kallxo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img