25,11,2025

Kurti u premton kryetarëve të komunave 654 milionë euro për vitin 2023

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do të ndajë 654 milionë euro për komunat për vitin 2023.Kurti gjatë një takimi të shtunën me kryetarët e komunave, ka thënë se në buxhetin për vitin fiskal 2023 do të ketë rritje të buxhetit prej 15% për komunat e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat në raport me 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave. Kjo rritje dot ë duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar bashkëpunimin e komunave me qeverinë për avancim.

“Kemi ndërmarrë shumë hapa reformues duke filluar me kornizën ligjore që rregullon pushtetin lokal. Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit, hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Jemi në fazën e fundit të hartimit të strategjisë për digjitalizimin e shërbimeve”, është shprehur Kurti.Takimi i Kurtit me kryetarët e komunave po zhvillohen në Pejë. Aty po marrin pjesë edhe disa ministra dhe zëvendësministra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img