01,11,2024

Haradinaj në Ferizaj: Procesi i dialogut të mbyllet, të përfundojë me njohjen reciproke

Must Read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me qytetarë të Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se në rrethana krize ekonomike si kjo, konsultimi me popullin është i domosdoshëm.

“Në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm. Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut ka marrë shumë kohë dhe tani është momenti që të mbyllet ky proces.

“U akorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve”.

“Diskutuam edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale. Jemi më të fortë kur jemi bashkë”, ka përfunduar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img