27,12,2024

Sveçla për grupet me uniforma në veri që i përmendi Vuçiq: Ishin të armatosur, kanë hyrë prej Serbisë

Must Read

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime intensive për grupet e armatosura dhe të uniformuara në veri të vendit, por se nuk mund të përgjigjet në pyetje konkrete për mosdëmtim të procesit.

Ai tha se në vazhdimësi kanë thënë se këto grupe që sulmojnë funksionimin e sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit të Kosovës janë të financuara dhe udhëhequra nga Aleksandar Vuçiq dhe qeveria serbe.

“Ne kemi dëshmi të prezencës së grupeve të armatosura me maska e uniforma, në mes të natës së 31 korrikut dhe 1 gushtit. Siç e thatë edhe vetë, është hera e parë që Vuçiq e konfirmon, që ne e kemi thënë që një kohë. Kjo prezencë është e infiltruar në masë të madh nga territori i Serbisë, e cila është e konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare për këtë prezencë, që është e infiltruar nga territori i Serbisë dhe i shfrytëzojnë pjesëtarët e xhandarmërisë në Kosovë apo edhe grupe kriminale që veprojnë në atë zonë”.

Vuçiq, në seancën e Kuvendit serb për Kosovën, për herë të parë ka treguar se me 31 korrik në veri të Republikës së Kosovës ishin shfaqur serbë, të rinj dhe të vjetër, më uniforma, të cilët, sipas tij, do ta “mbronin Kosovën nga agresorët”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img