08,06,2025

Ferizaj: Arrestohen 3 persona, dyshohen se inskenonin aksidente me vetura për të përfituar nga sigurimet

Must Read

Një rast i çuditshëm i manipulimit të provave dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, meshkujt, të cilët, në bashkëveprim, kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura, në mënyrë që të përfitojnë mjete financiare nga kompanitë e sigurimeve.

Të dyshuarit janë arrestuar të premten, rreth orës 17:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

KEQPËRDORIM I SIGURIMIT

Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj, 09.09.2022-17:05  Janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img