18,11,2024

1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tri vepra penale në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 5 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.N.,. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhu nimi nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 2; sulmi nga neni 184 paragrafi 1; asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1  të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më datë 2 shtator 2022, në një fshat të Komunës së Ferizajt, ka kryer veprat penale dhu nimi nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 2; sulmi nga neni 184 paragrafi 1; asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img