18,11,2024

Vozitësit i merret patenta, voziti 192 km/h në rrugë magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Must Read

Një vozitës automjeti është kapur në radarin e policisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, duke ngasur 192 kilometra në orë.

Vozitësit, që atë shpejtësi e zhvilloi në fshatin Prelez e ku shpejtësia maksimale ishte 50 kilometra në orë, policia i mori lejen e qarkullimit, duke i dhënë edhe gjobë.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H (M/K) i moshës 25-vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, njofton policia.

Sipas policisë, shoferi në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img