17,05,2024

A do të nis mësimi nesër, Rrahman Jashari e jep lajmin e fundit

Must Read

Megjithë ftesën për të filluar mësimi nesër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se greva në arsim vazhdon edhe nesër.

Sipas tij pakoja e prezantuar nga kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati nuk është realizim i kërkesave.

“MASHT është dashur të ndikojë te qeveria që të ketë dialog. Ne kishim shpresë nga takimi me presidenten” tha ai për RTK-në.

Sipas tij nuk ka pasur takim serioz. “Pakoja e qeverisë që u prezentua sot nuk ka plotësim të kërkesave tona”, tha ai.

Jasharaj ka ftuar të mos bëhet presion ndaj mësuesve.

Jasharaj ka folur edhe për mundësinë që në komunat ku kryetarët janë nga LVV të fillojë mësimi nesër. Sipas tij  kolegët e tij mësimdhënës nuk do të luhatën nga siç i quajti nga presionet e ndryshme.

“Më mirë do të ishte të kërkonin nga kryeministri që të zbatojë kërkesat tona”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img