19,12,2024

Ferizaj: Realizohen 61 urdhëresa të Gjykatave kompetente për vepra penale

Must Read

Policia e Kosovës ka informuar qytetarët përmes një njoftimi për medie, ka shkruar tse gjatë kësaj jave Policia Rajonale e Ferizajit përmes aktiviteteve që kanë bërë, janë realizuar 61 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Raporti shton se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Komunikata e plotë:

Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 22-28/gusht/2022 janë realizuar 61 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img