20,06,2025

Kaçanik, ra në bunar, vdes një fëmijë 4-vjeçar

Must Read

Një 4-vjeçar nga Kaçaniku gjatë ditës së sotme ka rënë në një bunar. Si pasojë e kësaj, ai ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se Policia ka pranuar informaconin rreth orës 11:15.

“Menjëherë Policia, Emergjenca si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes” – tha ai.

Tutje është thënë se në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img