27,12,2024

SBASHK thotë se nuk do të pengojë mbajtjen e testit të dytë të maturës për hir të nxënësve

Must Read

Me 27 gusht është paraparë të mbahet testi i dytë i maturës për maturantët që nuk kanë kaluar në testin e parë, ndërsa Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës SBSHAK, kanë paralajmëruar nisjen e grevës për sektorin e arsimit nga data 25 gusht.

Por nga SBASHK janë deklaruar se pavarësisht grevës, mësimdhënësit do të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit të testit të maturës.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për KALLXO.com, që ata nuk do të pengojnë mbajtjen e testit të maturës të shtunën.

“Unë  kam shpresë që SBASHK-u për hir të komunikimit të sinqertë me drejtoritë arsimore, besoj që kolegët tonë që janë paraparë të angazhohen si administratorë ose monitorues në testin e maturës do të lejohen, këtë do ta bëjmë për hir të nxënësve tonë, të cilët janë në stres dhe do t’i provojnë edhe një herë njohuritë e tyre” – tha Jasharaj për KALLXO.com.

“Dhe meqenëse edhe Ligji i Grevës thotë që greva mbahet ditëve të punës, ndërsa e shtuna nuk është ditë punë”- përfundoi Jashari.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë njoftuar se rreth 5 mijë nxënës do t’i nënshtrohet testit të dytë të maturës, derisa kanë shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet.

“Sindikata gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Në Projektligjin e ri për paga, mësimdhënësit e të gjitha niveleve janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficienteve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave” – janë përgjigjur MASHTI për KALLXO.com.

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë po ashtu kërkon që mësimi të filloj me 1 shtator kjo është kërkesë e drejtorive e të gjitha komunave thanë ata, mirëpo vendimi i takon qeverisë dhe SBASHK-ut.

“Ne si kolegjium i drejtorive të arsimit sot do të takohemi me SBASHK-un dhe do t’i lusim që ta mbajnë testin e maturës”- kanë thënë nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.

Përgjigje të ngjashme kanë dhënë edhe drejtoritë e tjera të arsimit.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova Baçi ka treguar që përgatitjet për testin e maturës veçse kanë përfunduar, derisa konfirmoi se kanë hasur në refuzim nga disa mësimdhënës.

“Kanë filluar disa nga mësimdhënësit të refuzojnë pjesëmarrjen, pavarësisht insistimeve tona, përndryshe ne kemi filluar të bëjmë zëvendësimin për mësimdhënësit që kanë refuzuar administrimin e testit”- tha Kumnova Baçi për KALLXO.com.

Ndërsa, Denis Krasniqi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) tha që janë kundër vonesës së fillimit të procesit mësimor por nuk janë kundër kërkesës së SBASHK-ut.

“Ne si nxënës jemi kundër vonesës së fillimit të procesit por nuk jemi kundër kërkesës së SBASHKU-ut. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve qeverisë dhe SBASHK-ut, që të gjejnë gjuhë të përbashkët e të mos vonohet fillimi i procesit mësimor sepse nëse ndodh do të ishte viti i tretë me radhë që nuk do të fillojë procesin mësimor në shtator”- bën të ditur ai.

Njoftimi për fillimin e kësaj greve është bërë prej 18 gushtit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img