Policia e Ferizajt njofton se ka arrestuar sot N.B 38 vjeçar për shkak se kishte hakuar sisteme kompjuterike.
I njejti ishte i denuar nga Gjykata me 195 ditë burgim, përcjell TV TEMA.
Personi i arrestuar u dërgua në vuajtje të denimit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 08:55 në fshatin Prelez të Ferizajt kanë arrestuar personin me inicialet N.B (M/K), i moshës 38 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan , për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej njëqindenëntëdhjetepesë (195) ditëve.
I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.