27,12,2024

Bifurkacioni: Uji në rrugën Bilall Shala në Ferizaj të mos përdoret për pije

Must Read

NJOFTIM për konsumatorët e Rr. BILALL SHALA

Njoftojmë (këshillojmë) konsumatorët e Rr. BILALL SHALA dhe zonës së ngushtë për rreth kësaj rruge që deri në njoftimin e radhës të mos përdorin për pije ujin e ujësjellësit të KRU BIFURKACIONI SH.A, për shkak dyshimit të interferimit (përzierjes) së ujit me ujin e puseve (bunarëve) lokalë që i kanë banorët e kësaj lagje.

Në bazë të analizave laboratorike del që uji është brenda parametrave kryesorë, megjithatë nuk ka sasi të mjaftueshme të klorit të kërkuar sipas standardeve.

Krahas marrjes së mostrave të ujit nga kjo lagje janë marrë edhe mostra nga hapësirat për rreth, ku është vërtetuar që uji është brenda standardeve për pije.

Ekipet e terrenit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të identifikuar pikën në të cilën ndodh ky interferim nga jashtë.

APELOJMË TË GJITHË KONSUMATORËT E KËSAJ LAGJE QË KANË PUSE (BUNARË) TË KONTROLLOJNË SISTEMIN E TYRE TË UJËSJELLËSIT, VEÇANËRISHT VALVULAT JO KTHYESE

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img