Është ndarë nga jeta Avdi Bajraktari mësues, sportdashës, dashamirë i kulturës dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Avdi Bjaraktari lindi në Vlahën të Shqipërisë. Në moshë të njomë u largua nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për shkak të regjimit komunist të asaj kohe.
Fillimet e familjes Bajraktari ishin jo të lehta, duke u përballur me peripeci nga më të ndryshmet, si strehimi dhe zhvendosja e vazhdueshme nga një vend në vendin tjetër, ishte luftë për mbijetesë.
Pavarësisht vështirësive, Bajraktari asnjëherë nuk u dorëzua por u shkollua dhe filloi punën si mësues në Krojmir, Brod Firajë e tj.
Si mësimdhënës , edukator dhe arsimdashës, në vitet e 70-ta, udhëtonte kilometra të tëra, duke trokitur derë më derë, shtëpi për shtëpi, për të bindur prindërit e shumë fëmijëve që e ardhmja e vendit dhe e tyre është shkollimi, duke luftuar analfabetizmin, duke kultivuar vlerat kombëtare, duke i udhëzuar të mendojnë, flasin, shkruajnë punojnë e veprojnë shqip.
Vlen të përmendet se gjatë jetës së tij kontribuoj edhe në fushën e sportit, kulturës duke organizuar evente të ndryshme kulturore dhe sportive.
Ishte një ekonomist i dalluar ku gjatë karrierës së tij punoi në Prokurim të komunës së Ferizajt dhe Kompanisë “Bifurkacioni”
Avdi Bajraktari do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore, fisnikërinë e zemërgjerësinë, ndjenjat për atdheun dhe dashurinë e tij për familjes se “Familja është e shenjtë”