28,04,2024

Pesë mjekë e lëshojnë punën në Spitalin e Ferizajt, shërbimi i neonatologjisë mbetet pa kujdestari

Must Read

Lumturije Lika, gjinekologe, Shahir Pireci neonatolog e kanë lëshuar punën në Spitalin Regjional të Ferizaj për t’u tranferuar në privat gjatë këtij viti.

Për të njejtën arsye gjatë vitit 2021 e kanë lëshuar punën edhe tre mjek tjerë, Bajram Haziri, radiolog, Blerim Gashi biokimist dhe Bajram Syla, gjinekolog, ky i fundit ditë më parë ka hapur një spital privat në Ferizaj, shkruan Gazeta Shneta.

Largimin e pesë mjekëve e ka konfirmuar UD drejtori në Spitalin e Ferizajt, Isa Berisha.

Ai thotë se kanë mungesë të personelit shëndetësore në spital e në anën tjetër thotë se ka dërguar email tek menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Në repartin e Neonatologjisë aktualisht janë vetëm dy neonatolog për të cilët Berisha thotë se shërbimet neonatologjike mund t’i ofrojnë vetëm gjatë paraditës.

“Jo. Nuk janë të mjaftueshëm. E kemi shërbimin e neonatologjisë vetëm gjatë paraditës, pas orës 15:00 nuk kemi më neonatolog. I kam njoftu para 10 dite ShSUK-në edhe Bordin, dje e kam përsërit të njejtën email. Nuk është paraqit askush nga ShSKUK”, sqaron ai në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Berisha shton se kanë në plan të hapin konkurs.

Kushtet e punës, kujdestaritë, paga të ulëta e vlerësimi i dobët janë disa nga arsyet që mantelbardhët kanë vendosur të heqin dorë nga puna e shtetit për një punë në privat.

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka mbetur pa gjashtë specialist të pediatrisë pasi që ata janë transferuar në privat. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img