25,12,2024

Plani operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2022”, konfiskohen dy automjete nga fshatrat Firajë dhe Brod të Shtërpcës

Must Read

Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve 2022”, pas disa informacioneve që ka siguruar, mbrëmë në mesnatë ka ndaluar dy automjete që po transportonin drunjë ilegalisht nga fshatrat Firajë dhe Brod të Shtërpcës.  
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar dy atomjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë dhe kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar. 

Policia Rajonale e Ferizajt , po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img