26,12,2024

Rihapet Viva Fresh në Ferizaj, pasi u përfshi nga zjarri në shkurt

Must Read

Pika e Viva Fresh në Ferizaj është rihapur, pasi që e njëjta u përfshi nga zjarri në shkurt të këtij viti, nga ku u dogj pothuajse gjithçka aty.

Për rihapjen e pikës, foli menaxherja e kampanjës së hapjes, Lorenta Gashi, e cila tha se dyqani u rihap për një periudhë të shkurtër kohore.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi qenë në gjendje me e rihap dyqanin për një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu, me rastin e rihapjes, kemi përgatit shumë oferta, shumë zbritje, ku konsumatorët tanë besnik të Ferizajt kanë mundësi të furnizohen dhe të bëjnë blerje nga gama e gjerë e produkteve tona”, tha Gashi .

Tutje ajo u kërkoi falje qytetarëve në Ferizaj për mungesën e Vivës për këto muaj.

“Ne ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt, për periudhën në të cilën ne nuk ishim të pranishëm”.

“Është një fluks i madh i njerëzve, që do të thotë se qytetarëve të Ferizajt u ka munguar ‘Viva e Madhe‘, siç edhe njihet në Ferizaj”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img