16,09,2025

Policia me fushatë vetëdijësuese ,,Festo me zemër, jo me armë’’

Must Read

U  Policia në Shtime, sot me datën 22/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në qytetin e Shtimes. Gjatë këtij aktiviteti përpos shpërndarjes së fletë palosjeve me disa këshilla për siguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara në Shtime,  kanë vendosur poster të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:  “Festo me zemër, jo me armë”


Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione rreth dukurive negative në shoqëri, përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img