02,11,2024

Arrestohet një person për sulm seksual nê Ferizaj

Must Read



Me datën 14.07.2022 rreth orës 18:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në një rrugë në Ferizaj ishte një rast i sulmit seksual, ku një person kishte sulmuar seksualisht një të mitur ( F/K) e moshës 13 vjeçare dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.


Në lidhje me këtë policia menjëherë i kishte marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar.


Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë sot me datë 20.07.2022 në ora 11:00 personin e dyshuar me inicialet T.D (M/K) i moshës 30 vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ” Sulm seksual”


Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal ,në prani edhe të avokatit mbrojtës,me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është cilësuar ” Sulm seksual”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img