Me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj dhe me vënien e kurorave me lule pranë varrit të dëshmorit Nazmi Ukësmajli, kanë filluar sot aktivitetet për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Nazmi Ukësmajli i cili ishte dëshmori i parë i rënë në betejën që po zhvillonin ushtarët e UÇK-së me forcat serbe në Jezerc para 23 vitesh.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit, Nazmi Ukësmajli.
I shoqëruar nga disa deputetë të PDK-së, Aliu ka thënë se kjo ditë shënon edhe Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.
“Sot, Ferizaj shënon ditën e rënies heroike të Dëshmorit të parë të Zonës Operative të Neredimes, Nazmi Ukësmajli, ditë kjo që shënon edhe Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Nderim e përkulje, luftës për liri e sakrificës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj”, ka shkruar ai