29,04,2024

I mori jetën gruas në Gjermani, Gjykata e Ferizajt e dënon me 10 vite burgim

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të pandehurin A.G.V., i akuzuar për  veprat “vrasje” dhe “plagosje e rëndë” dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë viteve.

Ai është shpallur fajtor për vrasjen e gruas në Gjermani në vitin 2002 dhe plagosjen e dy femrave të tjera.

Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.G.V., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I pandehuri A.G.V., me datë 9 nëntor 2002, në banesën e përbashkët familjare në Bad Oeynhausen të Gjermanisë, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie, tani të ndjerën e godet tri herë me thikë të kuzhinë me teh rreth 20 cm, dhe atë një herë në pjesën e majtë të barkut, një herë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe një herë në pjesën e shpatullës së majtë afër kraharorit, duke i shkaktuar plagë me një gjatësi prej 7 cm dhe një thellësi të paktën 20 cm, me ç`rast tani e ndjera si pasojë e goditjeve ka marrë plagë vdekjeprurës për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe të nesërmen ka vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it.

Ndërkaq, me datë, kohë dhe vend të njëjtë me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarave H.G., dhe D.K., në atë mënyrë derisa i pandehuri ishte duke u grindur me tani të ndjerën I.G., e dëmtuara D.G., tenton ta thërrasë policinë përmes telefonit, atëherë i pandehuri merr thikë kuzhine me gjatësi rreth 20 cm me të cilën e godet të dëmtuarën D.K., në anën e djathtë të kraharorit, duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese me të cilat ka shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Pastaj e godet të dëmtuarën H.G., në pjesën e barkut duke i shkaktuar plagë prerëse, shpuese në anën e majtë të abdomenit me dëmtime të zorrës së hollë, gjakderdhje arteriale, dëmtim i apendiksit, të cilës i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupor, të rrezikshme për jetën e të dëmtuarës në momentin e shkaktimit.

Të pandehurit A.G.V., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img