13,09,2025

Bashkatdhetarët do të mund të shërbehen edhe të shtunave me dokumente të gjendjes civile

Must Read

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, bashkatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë me pushime në vendlindje, se me qëllim të përballimit më të lehtë të fluksit të kërkesave për pajisjen me dokumente të gjendjes civile, përveç ditëve të rregullta të punës, administrata e zyrës së gjendjes civile do të punoj edhe të shtunave paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00, për t’i shërbyer bashkëqytetarët tanë me dokumente personale.

Andaj bashkëqytetarët tanë mund të paraqiten pra edhe ditën E SHTUNË paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00 për tu pajisur me dokumente personale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img