Digjet një hekurishte në Bibaj të Ferizajt

ot gjatë ditës një zjarr ka shpërthyer në një hekurishte në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, duke shtuar se nuk ka asnjë të lënduar.

“Sot , rreth orës 13:40, kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte “Mbrojtja e Ambientit” është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit e Ferizajt. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!”, tha Veseli.

Scroll to Top