28,08,2025

Arrestohet një person për lëndim trupor në Ferizaj

Must Read

Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, hetuesit policor nga stacioni policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe me datën 07.07.2022 rreth orës 20:00 kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’, thuhet në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img