19,12,2024

Detaje nga aktakuza, Prokuroria konstaton se Marigona Osmani u dhunua derisa i humbi ndjenjat

Must Read

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut të dyshuar për vra sjen miz ore të 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Marigona Osmani vitin e kaluar ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u identifikuan pas disa orësh dhe u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Sipas aktakuzës kopjen e së cilës e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se tashmë e ndjera para se të vritej ishte dhu nuar të paktën dy herë po atë ditë.

“I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tor tura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie sek suale në sallon,  pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, përshkruan aktakuza e Prokurorisë.

Prokuroria po e ngarkon Dardan Krivaçën për veprën penale vra sje e rëndë dhe dhu nim, ndërkaq i pandehuri i dytë Arbër Sejdiu po akuzohet për veprën penale vra sje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhu nimit.

“I pandehuri Arbër Sejdiu, me 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit, në atë mënyrë fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhu nuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhu nimit, ashtu që së bashku menjëherë hyjnë në dhomën ku kryhet dhu nimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilën veprim gjatë qëndrimit në banese e merr disa herë”, thuhet ne aktakuzën  Prokurorisë ku gjithashtu theksohet edhe veprimet tjera të të pandehurit të dytë.

“I pandehuri Arbër Sejdiu po ashtu dhe gjatë asaj kohe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty  pari, po ashtu edhe disa herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, gjatë gjithë kohës bisedojnë mes vete dhe i jap të pandehurit Dardan Krivaça telefonin për të thirr kompaninë e cila menaxhon kamerën, që është e vendosur në korridorin e banesës me qëllim të fshihen video incizimet gjegjësisht provat e veprës penale”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria e Ferizajt i ngarkon të dy të  pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu edhe për  veprën penale të vra sja e rëndë sepse sipas aktakuzës të dy e kanë goditur me shkop.

“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhu nimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

I pandehuri Dardan Krivaça në Stacionin Policor në Ferizaj me datë 24 gusht 2021 dhe në Prokurorinë Themelore Ferizaj me datë 20 tetor 2021 dhe 7 qershor 2022, ka shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore dhe është mbrojtur në heshtje.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Arbër Sejdiu në Prokurorinë Themelore Ferizaj me datë 14 tetor 2021 dhe 6 qershor 2022,  është mbrojtur në heshtje, ndërsa në Stacionin policor Ferizaj me datë 22 gusht 2021, ka deklaruar se më datë 21 gusht 2021, rreth orës 20:00, është takuar me Dardanin në qytet, dhe siç ka thënë ai gjatë bisedës, Dardani i ka treguar për problemet që i kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën Marigona Osmani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img