28,12,2024

Regjistrimi i automjeteve në E-Kosova, qytetari prapë duhet të shkojë në QRA për të vulosur librezat

Must Read

Vazhdimi i regjistrimit të veturës është njëri nga shërbimet e reja elektronike në portalin E-Kosova, i cili nuk përbën ndonjë dallim nga mënyra se si është bërë vazhdimi i regjistrimit në të kaluarën.

Kjo për shkak se qytetari apo biznesi prapë duhet të shkojë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për t’i vulosur Librezat.

Sipas MPB-së, në platformën E-Kosova realizohet aplikimi për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve, si dhe mund të kryhet pagesa elektronike.

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se ndryshimi që sjellë ky shërbim ka të bëjë në atë se pala do të pres para sportelit vetëm një herë.

Sipas tyre, me E-Kosova, palës i kursehet koha, sepse vetëm një herë duhet të shkoj në QRA.

“Për dallim nga procedura e rregullt kur pala vjen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, aplikon për vazhdim të regjistrimit, merre fletëpagesën dhe shkon për ta bërë pagesën, me pas kthehet  përsëri në QRA  që ta dorëzoj fletëpagesën dhe ta marr certifikatën e regjistrimit të automjeteve të vulosur (palës i bie dy here të shkoj në QRA)”, thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.

Pala pasi t`i kryej procedurat online duhet të shkojë në QRA me dëshminë e pagesës.

“Për faktin se procedurën e vazhdimit e ka bërë online dhe gjithashtu pagesën e ka bërë online, me dëshminë e pagesës  shkon në QRA për ta vulosur çertifikatën e regjistrimit të automjeteve dhe me kaq  përfundon procedura, gjë që qytetarit i kursehet koha dhe merre shërbim më të shpejtë”, kanë thënë nga MPB.

Disa nga shërbimet e reja elektronike në portalin E-Kosova, janë edhe certifikata e lindjes, ekstrakti i lindjes, certifikata e martesës, certifikata e vdekjes, të cilat nuk vlejnë jashtë Kosovës.

Lansimi i këtyre shërbimeve u bë më 9 qershor të këtij viti, e në këtë lansim morën pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Madje, nga Qeveria e Kosovës ishte njoftuar se për vetëm tre ditë pas lansimit të këtyre shërbimeve ishin shkarkuar rreth 20 mijë certifikata në platformën E-Kosova.

Në një përgjigje për KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme është thënë se këto certifikata vlejnë vetëm për përdorim të brendshëm.

“Të gjitha dokumentet e gjendjes civile që lëshohen në letër të bardhë, si nga Zyrat e Gjendjes Civile, Postet Konsullore apo platforma e-Kosova janë për përdorim të brendshëm”, është thënë në përgjigjen e MPB-së për KALLXO.com.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img