27,12,2024

Goditet me veturë 7-vjeçari në Shtime, po shëtitej me biçikletë

Must Read

Një fëmijë 7-vjeçar është goditur dje me veturë në Shtime, i cili pas lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Fëmija ishte me biçiklet në momentin kur është goditur nga vetura.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident një veturë Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë”, deklaroi Veseli.

Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img