08,06,2025

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte i dënuar për dy vepra penale

Must Read


Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, kanë arrestuar  personin e kërkuar me inicialet B.A (M/K), i moshës 20 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi, njëra prej një (1) viti dhe tjetra prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img