16,11,2024

Ministrja Rizvanolli paralajmëron se mund të kthehen reduktimet e rrymës

Must Read

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të reduktimeve të rrymës në Kosovë.

Kështu ka thënë ajo sot në konferencën për media, pas vendimit të drejtësisë lidhur me tarifat e shtrenjta për rrymën.

“Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë reduktime për të bërë investime në pajisje të rrjetit apo diçka e tillë. Por nuk di që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike aktualisht. Mirëpo duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë deri te jostabiliteti i sistemit dhe deri te reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Kjo është diçka që e kanë ngritur si shqetësim operatorët e tregut duke përfshirë edhe operatorin e sitemit të tregut KOST-in që në ditën e parë kur është marrë ky vendim”, tha ministrja Rizvanolli, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket vendimit për tarifat, ajo tha se shpreson që kjo gjendje të qartësohet sa më parë.

“Janë pezulluar tarifat, edhe pas vendimit të Themelores dhe Apelit. ZRRE përgjegjëse për rregullimin e tregut, duhet të japin sqarimet e duhura. Vendimet e gjykatës kanë sjellë paqartësi, ZRRE është duke e trajtuar. Unë mund të them nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë, është se kjo cështje do të ketë zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. Vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyer zbatimin e vendimit. Shpresoj shumë, që ky vendim të merret sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rizvanolli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img