08,06,2025

Ferizaj organizon Panairin ndërkombëtar, ftohen bizneset ferizajase në takim informues

Must Read

Komuna e Ferizajt, nën menaxhimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik po organizon Panairin e bizneseve ku pritet të marrin pjesë edhe biznese ndërkombëtare, që është një rast I mirë edhe për bizeset ferizajase për një bashkëpunim me bizneset ndërkombëtare.

Për të dhënë  një informacion më të detajuar nesër, me 07.06.2022 nga ora 14:30  ka  ftuar bizneset ferizajase në sallën e Kuvendit komunal.

Ky  panair do të jetë i mirëseardhur  për bizneset  prodhuese   dhe përpunuese.

Ftesë për bizneset

Ftohen të gjitha bizneset prodhuese dhe përpunuese të Komunës së Ferizajt, që nesër (e martë) me datën 07.06.2022 nga ora 14:30 në sallën e Kuvendit të Komunës që të marrin pjesë në sesionin informues lidhur me Panairin i cili do të mbahet në muajin Korrik nga kompania ndërkomtare EUROSTEP.

Panairi do të mahet me datat 02 dhe 03 Korrik 2022 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”. Në këtë panair do të kenë mundësi bizneset ferizajase të kenë takime B2B me bizneset ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi mes vete.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img