27,09,2024

Mbahet testi i Arritshmërisë, Agim Aliu uron që nxënësit t dalin sa më mirë

Must Read

Sot është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi mbi 1600 semi-maturant nga komuna e Ferizajt.

Gjatë dits së sotme është mbajtu testi i arritshmërisë për semimaturantët.

Kryetari Agim Aliu së bashku me Drejtorin e DKA-së, Afrim Llabjani dhe Drejtorin e SHPE, Arben Halili, kanë vizituar nxënësit e shkollës fillore “Jeronim de Rada, për të parë së afërmi procesin e mbajtjes së testit dhe për tu dhënë mbështetje dhe inkurajuar  në punën e tyre.

“Sot jeni në një moment ku  do të tregoni ate që keni mësuar për  nënëtë vite. Kam besim në ju dhe urojë që të jeni të koncentruar që të shprehni  njohuritë e juaja pa ndonjë panikë që do të ndikonte në rezultatin e juaj. Është koha që pas kësaj të przgjedhni drejtimet e juaja profesionale dhe të filloni realizimin e ëndrrave  për të ardhmën e juaj. Urojë që të të dilni me rezulate sa më të mira” ka thënë Aliu.

Ndryshe, mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot po iu nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili ka për qëllim të bëjë orientimin e nxënësve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Procesi ka filluar në orën 10:00, ku nxënësit i kanë pasur dy orë në dispozicion për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara.

Testi i sotëm kishte 100 pyetje nga katër lëndë, ndërsa 100 pyetje të tjera nga pesë lëndë të tjera nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë do t’i nënshtrohen më 14 qershor.

Testimi është duke u mbajtur në 176 qendra të testimit në të gjithë vendin, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2025, kap shumën mbi 46 milion euro

Kuvendi i Komunës së Ferizajt me shumicë votash ka miratuar buxhetin e Komunës së Ferizajt në vlerë prej 46,013,006...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img