27,09,2024

Arrestohet personi i kërkuar në Ferizj, ishte i dënuar për vjedhje të rëndë

Must Read

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt,  kanë arrestuar  personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej një (1) viti.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e policisë së Ferizajit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sot mbahet finalja e Turneut Memorial në nder të Ditës së Dëshmorëve të Ferizajt

Të nderuar familjar të Dëshmorëve të Kombit, Invalid e Veteranë të UÇK-së, ju bashkëqytetarë të nderuar e simpatizantë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img