27,09,2024

Ka filluar dezinsektimi i hapësirave publike në Ferizaj

Must Read

Ka filluar faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike, aksion ky që do të zgjasë deri në dezinsektimin e plotë të qytetit të Ferizajt. Ky aksion po kryhet me qëllim të pastrimit të ambientit nga insektet e sidomos mushkonjat, të cilat edhe janë një ndër bartësit edhe të sëmundjeve ngjitëse.

Në fazën e parë të dezinsketimit është përfshirë ana perëndimore e qytetit, e që ka filluar nga “Parku i Lirisë” dhe ka vazhduar edhe në rrugën “Brahim Ademi” deri tek pishina “Matoshi”, pastaj ka përfshirë edhe në zonën tek Forca e Sigurisë së Kosovës, zonën rreth Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, rrugët “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rrugën “Zenel Hajdini”, rrugën “Enver Topalli” deri tek Tregu i Gjelbër.
�Deznisektimi do të kryhet edhe sonte ku do te perfshihen edhe fshatrat:

Nikadin , Varosh , Rakaj , Gaçkë , Greme , Doganaj , Jezerc , Neredime , Manastirc , Balaj , Zaskok , Pleshinë , Gurëz , Komogllavë , Fshati i vjetër , Bibaj , Sojevë , Talinoc i Muhaxherëve , Sazli , Softaj , Pojatë , Papaz, ndërsa me daten 4 qershor nga ora 19:30 dezinfektimi hapësinore do të kryhet në fshatrat:

Talinoc i Jerlive , Muhoc , Prelez i Jerlive , Prelez i Muhaxherëve , Cërnille, Mirash , Rahovicë , Mirosalë , Tërrn , Bablak Zllatar , Dardani , Slivovë , Koshare , Lloshkobare , Dremjak , Kosinë

Përgjegjësit e këtij projekti kanë apeluar te bletarët që të kenë kujdes pasi ky dezinfektim mund të ketë pasoja për bletët.

Dezinfektimi do të vazhdoj edhe nëpër zona të tjera të parapara sipas projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img