22,12,2024

Mbahet punëtori me temë “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”

Must Read

Organizuar nga Drejtoria Komunale e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur punëtori “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”.

Hapjen zyrtare te kësaj punëtori e ka bërë numri një i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, i cili ka falënderuar të gjithë akterët të cilët po e ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka thënë se zhvillimi ekonomik është pjesa më e rëndësishme sa i përket zhvillimit në përgjithësi. Ai ka ngritur çështjen se edhe shumë Ligj më të cilat funksion Kosova duhet të ndryshohen në mënyrë që zhvillimi ekonomik i vendit të ece para.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara, Agron Bajraktari, ka thënë se  ofron mbështetje të vazhdueshme në të gjitha proceset Komunës së Ferizajt, si për nga niveli akademik, por edhe nga  studentët .

Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues të universiteteve private në Kosovë, përfaqësues të Qendrës për Punësim, Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësues të AKB-së, përfaqësues të Agjencisë Kiesa, përfaqësueses së Odës së  Hotelerisë dhe Turizmit si dhe  përfaqësues të Odës Gjermane Kosovare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img