06,05,2024

Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

Must Read

Sonte në Ferizaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, konkretisht në rrugën “Tahir Sinani”.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin, ku tha se një 35-vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rr.’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’’”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img