24,11,2024

SBASHK’u kërkon që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka kërkuar që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës.

Në njoftimin e bërë nga SBASHK-u thuhet se kjo duhet të ndodhë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

“Të nderuar mësimdhënës, duke shprehur brengën e agresionit rus në Ukrainë e duke u solidarizuar me sindikatat e arsimit të Ukrainës dhe popullin ukrainas sikurse edhe EI, ETUCE e shumë sindikata tjera, apelojmë te ju që dita e nesërme 2 mars 2022 (e mërkurë), ora e parë mësimore në të gjitha ndërrimet t’i kushtohet Ukrainës me aktivitete me nxënës në shenjë solidariteti me ta e njëkohësisht edhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Tutje, SBASHK thotë se “aktivitetet mund të zhvillohen duke paraqitur me projektor flamurin ukrainas dhe të Kosovës, pastaj punime/vizatime të ndryshme nga nxënësit me simbol të shtetit të Ukrainës dhe të shtetit tonë Kosovës”.

Ndryshe, sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë duke vazhduar tash e gjashtë ditë, ku raportohet për dëme të mëdha materiale dhe persona të vrarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img