16,08,2025

Murali “Kamarieri” në Ferizaj mbulohet nga një reklamë tjetër, reagon stafi i MuralFest

Must Read

Stafi i MuralFest Kosova ka deklaruar se murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre duke thënë se kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij.

“Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

“Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë, shkaku i zjarrit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoj se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img