18,12,2024

Gjykata merr vendim për të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, dy të dyshuarve për vra*sjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vr*asje e rëndë”, Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka bërë më 17 janar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

I akuzuari Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, vd*ekja e 18-vjeçares dyshohet se kishte ardhur pasi ajo ishte keqtrajtuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime të rënda, nga i njëjti.

I akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari Sejdiu kishte marrë pjesë në ushtrimin e dhu*nës fizike dhe psiqike ndaj tani të ndjerës M.O.

Ndryshe, i pandehuri Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhu*në psikike, pastaj edhe dhu*nën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Tutje, siç thuhet në kërkesë, i pandehuri Sejdiu kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale gjegjësisht vd*ekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit kishin ikur në drejtim të panjohur.

Për këtë, prokuroria thotë se në bashkëkryerje kanë kryen veprën penale “Vra*sje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img