24,11,2024

Sindikatat shëndetësore i reagojnë kryeministrit: Shihemi në grevë!

Must Read

Javëve të fundit mantelbardhët kanë nisur një rezistencë ndaj institucioneve qeveritare duke kërkuar rritje të pagës.

Më 25 nëntor dhe 2 dhjetor të këtij viti shërbimet për pacientët në të gjithë institucionet shëndetësore në vend ishin pezulluar për shkak të grevës tetë orësh të personelit shëndetësor. Vazhdës së protestave iu bashkëngjitën edhe sindikata e arsimit në vend.

Reagimet sindikale të javëve të fundit u bënë temë diskutimi edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, fajin për gjendjen e rëndë në arsim dhe shëndetësi ia lë edhe kryesindikalistëve.

“Gjendja e rëndë në arsim dhe në shëndetësi, nuk është vetëm pasojë e aparteidit të viteve të 90, nuk është vetëm pasojë e luftës, nuk është vetëm pasojë e keqqeverisjes së mëhershme, por të pafajshëm nuk janë as disa krye sindikalistë. Edhe ata që nuk flasin për të drejtat e punëtorëve, për kushtet e punës, qysh në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pas as sapunë, e në anën tjetër të vijnë në shprehje me kërkesat për rritje të pagave, natyrisht që duhet të bërë kritikë edhe atyre”, tha Kurti sot në Kuvendin e Kosovës.

Për këto deklarata ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, të cilët i kanë lënë mesazh kryeministrit, “Shihemi në grevë”.

“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për  realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagimin e FSHh.

“Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar, njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave. Shihemi në Grevë!”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Stafi Shëndetësorë në nivel vendi kanë paralajmëruar protestë më 15 dhjetor të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img