29,04,2024

5,5 milionë euro për transformimin urban të Ferizajt

Must Read

Kryevepra infrastrukturore “Bashkimi i Qytetit” faza e parë tashmë ka përfunduar dhe qytetarët po shijojnë pjesën e parë të kësaj vepre moderne me arkitekturë perfekte.

Në ditët në vijim do të vazhdohet me punime për përfundimin e parkingut për vetura, nënkalimit për këmbësorë në rrugën “Emin Duraku” si dhe përfundimi i platosë me një projekt unik që do ti shtoj edhe më shumë rëndësinë dhe bukurinë këtij projekti.

“Si dy projekte të ndara nënkalimi për vetura dhe vazhdimi i nënkalimit për këmbësorë i kushtuan arkës së  shtetit rreth 5.5 milionë euro dhe përveç rëndësisë së pakontestueshme si projekt për rritjen e funksionalitetit dhe sigurisë së lëvizjes, është i pari projekt në Komunën e Ferizajt që bënë kthimin e komplet investimit në afat rekord kohor” ka shkruar Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img