10,01,2026

Pritet rritje e theksuar e çmimeve të derivateve në Kosovë

Must Read

Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, ka thënë se në ditët në vijim pritët të ketë rritje të theksuar të çmimeve të derivateve në Kosovë.

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo rritje është e imponuar nga tregjet ndërkombëtare, për të cilën gjë Kosova s’mund t’i bëjë ballë rritjes së çmimeve. “Momentalisht çmimi i naftës sillet nga 1.10 euro, ndërsa për benzinë deri në 1.20. Sa i përket rritjes së cenimeve dihet që kjo është e përcaktuar nga berza ndërkombëtare dhe Organizata Prodhuese e Naftës (OPEC). Ka reduktim të prodhimit në nivel global dhe si rrjedhojë kemi rritje të çmimit në mënyrë automatike. Prandaj, ditëve në vijim pritët që çmimet e derivateve të kenë rritje të theksuar”, ka deklaruar Berjani.

Kujtojmë se në mëngjesin e ditës së djeshme e u raportua në mediet globale se nafta Bruto amerikane (WTI) është rritur në nivelin më të lartë në 6 vitet e fundit, pasi vendet e prodhimit të saj dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit pas muajit gusht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img