23,11,2024

Argjira Nuhiu, një yll futbolli që po lind

Must Read

Se futbolli nuk është vetëm sport për meshkuj tashmë është temë e vjetër.

Shumë  femra shqiptare  janë angazhuar nëpër ekipe të ndrysh jo vetëm në Kosovë .

Kosovare Asllani  futbollistja shqiptare e cila luante në përfaqësuesen e Suedisë ishte radhitur në mesin e 20 futbollisteve të nominuara për topin e artë.

Por s’është vetëm Kosovarja.Shumë të reja po bëjnë emër në këtë sport që deri vonë ishte konsideruar  sport i rezervuar vetëm për meshkuj.

Ditë më parë  një vajzë e vogël nga Ferizaj e cila jeton në Zvicër, u shpallë lojtarja më e mirë e turnirit kantonal.

Është kjo Argjira Nuhiu, e cila tani edhe pak ditë mbush shtatë vite po radhit sukseset e saja në futboll.

Mirsad  Nuhiu, i  cili ka vetëm 10 vite që jeton në Zvicër thotë se Argjira që nga mosha dyvjeçare nuk është interesuar për asnjë lojë tjetër përveç  futbollit.

Momentalisht Argjira luan në klubin e qytetit  ku jeton,  FC Spreitenbach, ku ushtron që nga mosha 5 vjeçare.

“Pas regjistrimit të djalit në FC Spreitenbach, Argjira bënte presion që edhe ajo të jetë pjesë e klubit. Pas moshës 5 vjeçare  se bashku me gruan time Selvien  e regjistruam në klub dhe  gjatë gjithë kohës e kemi përkrahur dhe do ta përkrahim gjithmonë.  Dëshira jonë është që të bëhet yll futbolli. Tashmë kanë filluar  edhe interesimi I klubit të vajzave  nga Bazeli dhe përfaqësuesja  e Zvicrës për grupmoshat e sajë” thotë Mirsadi, babai I Argjirës.

Me shpresë që një ditë edhe Argjira të bëhet një yll futbolli dhe të na bëjë të krenohemi të gjithë  i urojmë sukses.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img