28,11,2024

Filmi “Rruga” me regji të Besim Ugzmajlit nominohet pesë herë në festivalin e filmit në Spanjë

Must Read

Filmi “The Path” apo “Rruga” me regji të Besim Ugzmajlit nga Ferizaj është vlerësuar lartë në festivalin e filmit në Spanjë.”Roots of Europe International Film Festival, Spain” ka nominuar pesë herë filmin “Rruga” të Ugzmajlit.Filmi që zgjat 14 minuta e 39 sekonda ka trajtuar çështjen e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë
“Filmi trajton çështjen e trafikimit me qenie njerëzore, e trajtuar në mënyrën origjinale që potencialisht lidhet me mënyren e trafikimit që ndodh në Kosovë”, tregoi Ugzmajli për KALLXO.com.
Mirëpo, për realizimin e këtij filmi të shkurtër regjisori ka bashkëpunuar me disa nga aktorët tanë, siç janë Gresa Pallaska, Mal Noa Safqiu, Mevlan Saraci, Milot Salihu, Sherif Bega.“Kam punuar diku rreth një muaj për filmin, ndërsa xhirimet kane zgjatur dy ditë”, tregon tutje ai.Përveç festivalit në Spanjë “Rruga” ka qenë pjesë e dhjetra festivaleve botërore.
Nga këto festivale filmi është vlerësuar me tre çmime: “Çmimi më i mirë për të drejtat e njeriut” në New York , “Filmi më i mirë i huaj” si dhe në festivalin në Bosnje dhe Hercegovinë ka fituar çmim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img