03,05,2024

Ferizaj bëhet me inspektor për inspektimin e bombolave të gazit

Must Read

Ekipit të inspektorëve të Ferizajt nga sot I është shtuar edhe një inspector që mbulon fushën e e sigurisë  në punë, inspector për inspektimin e bombolave të gazit.

Këtë e ka bërë të ditur  kryetari I Ferizajt Agim Aliu në faqen zyrtare të tij.

“Sot, ekipit të inspektorëve të Komunës i shtova edhe një inspektor që mbulon një fushë me peshë për shëndetin e qytetarëve. Janë bombolat e gazit përkatësisht inspektimi i tyre që institucionet e shtetit, nuk e kanë rregulluar deri më tani, çka na shtyn të bëjmë zgjidhje vetanake për shëndetin e qytetarëve. Musli Cakolli do të jetë që nga sot, inspektor i mbikqyrjes së enëve nën presion-gazit (GLN-Propan Butan), që me punën e tij inspektuese të parandaloj më të keqen nga shpërthimet eventuale të enëve përkatëse.” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img