27,11,2024

Ymeri: Nevoja për logoped, jo vetëm në Viti, por në të gjithë vendin është shumë e madhe

Must Read

Rina Ymeri është terapiste e gjuhës dhe të folurit – logopede që punon dhe vepron në Viti. Ajo thotë se nevoja për logoped, jo vetëm në Viti, por në të gjithë vendin është shumë e madhe. Duke u bazuar në evidencën shkencore, intervenimi i hershëm ka rezultuar shumë i suksesshëm në zhvillimin e gjuhës. Por, si drejtim i ri, prindërit ende nuk janë të informuar mirë se për një problem gjuhësor të fëmijës së tyre mund të drejtohen tek logopedi thotë ajo.

Rina Ymeri është trapiste e gjuhës dhe të folurit – logopede dhe ajo tregon për përvojën e saj në kohën e pandemisë, për rolin e madh që ka një logoped në shoqëri.

“Logopedia në Kosovë, ka marr hov të zhvillimit këto vitet e fundit. Si profesion i ri në vendin tonë, më ka shtyer që ta studioj dhe të vazhdoj punën, në mënyrë që si drejtim të jetë sa më i avancuar, si në vendet tjera dhe të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. Përveç tjerash, si profesion është shumë human dhe frymëzues për të punuar” shprehet ajo.

Ymeri thotë 

Ymeri thotë se ka edhe logoped të tjerë të diplomuar por, ordinancë në Viti është vetëm një, por jo rregullisht aktive për arsye se punon edhe në Prishtinë. “Në pandemi ka qenë problem puna e drejtpërdrejtë me fëmijët dhe jemi detyruar në raste të veçanta që të punojmë online, deri sa janë liruar masat. Tash punoj edhe në ordinancën time, por gjithmonë duke gjetur një mes, ndërmjet terapisë dhe respektimit të masave për mbrojte nga Covid-19. Edhe pse pak e vështirë, rezultatet janë të kënaqshme” shprehet Ymeri.

Ymeri thotë se nevoja për logoped, jo vetëm në Viti por në të gjithë vendin është shumë e madhe. “Duke u bazuar në evidencën shkencore, intervenimi i hershëm ka rezultuar shumë i suksesshëm në zhvillimin e gjuhës. Por, si drejtim i ri, prindërit ende nuk janë të informuar mirë se për një problem gjuhësor të fëmijës së tyre mund të drejtohen tek logopedi” thotë ajo.

Ndryshe Rina Ymeri ka dhënë disa informacione të rëndësishme për prindërit që duhet të dijnë në momentin që ballafaqohen me rastet e tilla.
Rina Ymeri e ka ordinancën e saj private “Evolve” që ndodhet në Viti.

Belbëzimi
Belbëzimi është një çrregullim i rrjedhshmërisë dhe ritmit të të folurit të karakterizu¬ara shpesh nga një ose disa dukuri të mëposhtme:
-Përsëritje e tingujve dhe rrokjeve;
-zgjatje e tingujve (p.sh: baaa-ba);
-pasthirrma që nuk kanë lidhje gjatë të folurit;
-ndërprerje e fjalës (pauza të gjata, p.sh: gjatë thënies së një fjale);
-bllokime të zëshme ose jo (pauza gjatë të folurit të zëvendësuara ose jo nga diçka tjetër);
-zëvendësim i fjalëve “të vështira” me të tjera;
-tension fizik i madh gjatë thënies së disa fjalëve;
-përsëritje e shpeshtë e fjalëve një-rrokëshe.
Belbëzimi është “normal” tek fëmijët mes moshës 2 dhe 5 vjeçare. Shumë fëmijë, në këtë periudhë mësojnë të përdorin gjuhën dhe të bashkojnë fjalë për të formuar fjali. Ai mund të zgjasë disa javë, por edhe disa muaj. Disa fëmijë e kalojnë këtë fazë pa pasur nevojë për ndihmën e logopedit. Por për disa të tjerë, belbëzimi bëhet pjesë e jetës së tyre, i cili sjell dhe probleme në shkollë dhe në funksionimin si i rritur.
Si prind, jeni shumë të interesuar për të ditur në qoftë se belbëzimi i fëmijës tuaj është “normal” apo duhet të shqetësoheni për të. Kryesisht, belbëzimi “problematik” shoqërohet me tension dhe mbledhje të muskujve të fytyrës; mund të vini re ndryshim të zërit tek pjesëza që fëmija përsërit; fëmija mund të ndjehet në siklet dhe në tension kur i duhet të flasë; kryesisht eviton situata ku fëmijës i duhet të flasë.
Kur mendoni që fëmija mund të jetë belbëzues, gjithmonë ju shkon mendja tek pyetja:

Pse fëmijës tim?
Specialistët flasin për tre faktorë kryesorë që “ndihmojnë” belbëzimin:
Belbëzimi mund të jetë gjenetik, por kjo nuk është vërtetuar akoma shkencërisht. Nga statistikat rezulton se 60% e fëmijëve që belbëzojnë, kanë pasur një person belbëzues në familjen e tyre.


Zhvillimi i fëmijës:

Fëmijët që shfaqin probleme të tjera të të folurit dhe të gjuhës janë më të prirur të belbëzojnë.
Dinamikat familjare: Belbëzimi tek disa fëmijë ka ardhur si pasojë e pritshmërive të larta të prindërve.
Kur është momenti i duhur për t’u drejtuar tek një specialist?
Në qoftë se fëmija juaj është 5 vjeç dhe ai vazhdon të belbëzojë, këshillohet që të konsultoheni me një logoped.

Ai do të bëjë vlerësimin e fëmijës dhe do të përcaktoj në qoftë se belbëzimi do të jetë i shtrirë në kohë apo kalimtar.
Më pas, logopedi punon direkt me fëmijën për të zhvilluar teknika individuale të sjelljes dhe të folurit që do ta ndihmojnë fëmijën për të mos belbëzuar.

Terapia logopedike nuk është asnjëherë njësoj për të gjithë fëmijët, ajo krijohet në bazë të rrethanave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img