27,12,2024

Shtatë komuna të Kosovës hyjnë në karantinë nga ora 20:00 deri në ora 05:00

Must Read

Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta anti COVID-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3. operatorëve ekonomikë dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në ë eb faqen e MSh-së.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img